'Dalja hapur' do të thotë të flisni me dikë për diçka që nuk është menjëherë e dukshme. Në lidhje me orientimin seksual dhe identitetin gjinor, kjo do të thotë të ndani me të tjerë faktin jeni lezbike, gay, bi ose trans. Procesi i daljes hapur mund të jetë i ndryshëm për të gjithë dhe mund të marrë ca kohë për të arritur në një pikë ku do të ndiheni aq rehat dhe të sigurt sa të keni këto biseda me njerëzit.

Kemi trajtuar më herët tema studimore rreth të dalurit hapur (referuar në shkrime si ‘coming out’). Këtë herë sjellim disa pyetje që mund t’ju ndihmojnë për të kuptuar më mirë veten përshtatur me mjedisin ku do të zërë vend dalja hapur nga ana juaj.

Kemi trajtuar më herët çështjen e ‘coming out’ ose të deklarimit nga një person se është L/G/B/T/I. Lidhur me këtë, mund të bëjmë një lidhje mes vetëvlerësimit dhe daljes hapur përkundrejt mosdeklarimit. Vetëvlerësimi ka të bëjë me mënyrën sesi një person ndihet për veten. Vetëvlerësimi i lartë është vlerësim pozitiv për veten. Vetëvlerësimi i ulët mund të karakterizohet nga pasiguria dhe tërheqja në vete.

©2018 SOS LGBTI Albania