Është e zakonshme që njerëzit të ngatërrojnë seksin, gjininë dhe identitetin gjinor. Por ata janë në të vërtetë të gjitha koncepte të ndryshme.

 

  • Seksi  - është një etiketë - mashkull apo femër - që ju është caktuar nga një mjek në lindje bazuar në organet gjenitale me të cilat lindni dhe kromozomet që keni. Kjo shënohet në certifikatën tuaj të lindjes.
  • Gjinia - është shumë më komplekse: Është një status social dhe ligjor, dhe një sërë pritjesh nga shoqëria, rreth sjelljeve, karakteristikave dhe mendimeve. Çdo kulturë ka standarde për mënyrën se si njerëzit duhet të sillen bazuar në gjininë e tyre. Por më shumë së sa ka të bëjë me  pjesët e trupit, ka të bëjë  më shumë me mënyrën se si prisni të veproni, për shkak të seksit tuaj.
  • Identiteti gjinor - është se si ndiheni brenda dhe si shprehni gjininë tuaj nëpërmjet veshjes, sjelljes dhe pamjes personale. Është një ndjenjë që fillon shumë herët në jetë.

Flamuri i ylberit është mes simboleve politike më të njohura në botë. Simboli i përbërë nga gjashtë shirita me ngjyrë të ndryshme valëvitet rregullisht dhe mbahet me krenari nëpër protesta në qytetet më të mëdha të botës.

Pranimi i flamurit të ylberit si një simbol për komunitetin LGBT daton në vitin 1978, kur artisti Gilbert Baker nga San Francisko bëri publik dizajnin e tij tetëngjyrësh. Versioni i parë i flamurit i qepur me dorë u valëvit më 25 qershor në Ditën e Lirisë Gej.

©2018 SOS LGBTI Albania