SOS-LGBT: këshillim online për personat LGBT në Shqipëri dhe familjarët e tyre

SOS-LGBT është linja e parë e këshillimit online për personat LGBT në Shqipëri dhe familjarët e tyre. Kjo platform ofron këshillim profesional mjekësor dhe psikologjik si dhe këshillim prindëror për çështjet e coming out (dalja hapur), shëndetit seksual dhe riprodhues, diskriminimi, bullying apo shqetësime të tjera nëpërmjet tre formave: 

KËSHILLIM NË CHAT  - Një hapësirë këshillimi private, anonime dhe e sigurt për personat LGBTI apo familjarët e tyre.

PYET EKSPERTIN - Një hapësirë pyetje-përgjigje publike, ku çdokush ka mundësinë të pyesë dhe të marrë përgjigje nga mjeku, psikologu ose prindi.

GRUP MBËSHTETËS – Grupet mbështetëse ofrojnë hapësira të sigurta komunikimi për personat që kanë eksperienca të ngjashme dhe ndihmojnë njeri-tjetrin 

Ky projekt synon të ndihmojë personat që kanë ankth, vetëbesim të ulët, depresion, vetmi apo edhe ata që janë kurioz për disa çështje. SOS-LGBT do të jetë një "shok" online anonim i aftë për të dëgjuar shqetësimet dhe pyetjet.

SOS-LGBT do të funksionojë gjithashtu si një platformë dhe burim edukimi dhe ndërgjegjësimi online duke ofruar informacione edukuese për çështje të ndryshme. Nga ana tjetër, faqja do të shërbejë edhe si një hartë online për identifikimin e organizatave, bizneseve, apo shërbimeve LGBT miqësore në të gjithë vendin. 

Kjo iniciativë është mbështetur financiarisht me fondet e një programi të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu në asnjë rast nuk mund të merren bazë për të reflektuar opinionin zyrtar të asnjë pale.