Bullizmi mbi pakicat seksuale varion nga ngacmimet verbale tek ato fizike dhe seksuale dhe  mund të përfshijë abuzimin verbal përveçse nga bashkëmoshatarët edhe nga mësuesit e shkollave. Kërkuesit shkencorë kanë kategorizuar bullizmin ndaj te rinjve LGBT në tre grupime: abuzimi verbal, sulme me dëme të vogla fizike si dhe dhunë fizike. Nga këto kategori, lloji i abuzimit verbal është më mbizotëruesi ndaj të rinjve që i përkasin komunitetit.

 

Shkaqet dhe faktorët e riskut të lidhura me bullizmin homofobik

 

Në vitet e fundit dëgjojmë shpesh të përmendet termi “bullizëm”. Nuk ka një fjalë specifike për ta shqipëruar por kuptohet si ‘sjellje agresive dhe e papërshtatshme ndaj një individi, ushtruar nga një ose më shumë persona’. Bullizmi ka tendencë të përsëritet edhe nëse “arsyet” e keqtrajtuesit ndryshojnë.

©2018 SOS LGBTI Albania