Dalja Hapur

 


'Dalja hapur' do të thotë të flisni me dikë për diçka që nuk është menjëherë e dukshme. Në lidhje me orientimin seksual dhe identitetin gjinor, kjo do të thotë të ndani me të tjerë faktin jeni lezbike, gay, bi ose trans. Procesi i daljes hapur mund të jetë i ndryshëm për të gjithë dhe mund të marrë ca kohë për të arritur në një pikë ku do të ndiheni aq rehat dhe të sigurt sa të keni këto biseda me njerëzit.

       Pse të dalësh hapur?

Kryesisht, njerëzit duan të jenë të ndershëm në lidhje me faktin se kush janë, veçanërisht me njerëzit që ata duan.

Fshehja e orientimit tuaj mund të jetë një luftë e madhe. Mund të marrë përqendrimin dhe energjinë nga gjëra te tjera të rëndësishme në jetën tuaj, siç është puna juaj, studimi provimet etj ....

Vetëm për shkak se dikush mund të vendosë ti dalë hapur familjes ose shoqërise, nuk do të thotë se ata duhet të dalin hapur me të gjithë. Është shumë e zakonshme që disa njerëz të dalin hapur në kohë të caktuara të jetës së tyre dhe jo ne te tjera.

Mund të të duhet një kohë që të shkosh në një pikë ku ndihesh gati për të dalë hapur, që është absolutisht mirë. Gjëja kryesore për t'u mbajtur mend është që të mos shtypni veten, dhe të dalë hapur vetëm kur të ndihesh gati.

Si të dalësh hapur!

Ka shumë mënyra të ndryshme për të dalë hapur, dhe nuk ka mënyrë të drejtë ose të gabuar për ta bërë. Nëse po mendoni të dilni hapur, atëherë është e rëndësishme që të gjeni një mënyrë që ju duket e drejtë dhe e lehte per ta bere.

Këtu janë disa gjëra që ju mund të dëshironi të merrni në konsideratë:

Tek cili doni te dilni hapur?

Nuk ka gjasa që ju do të jeni në gjendje të mblidhni të gjithë ata që njihni në një dhomë dhe të dilni hapur tek të gjithë menjëherë, dhe kjo ndoshta është diçka që do të gjeni mjaft të frikshme gjithsesi! Prandaj ndoshta do të duhet ta bëni daljen në faza.

Mendoni se kujt doni ti tregoni së pari. Idealisht, ky/kjo duhet të jetë dikush që ju mendoni se do të jetë mbështetës/e, si një mik, një anëtar i familjes ose ndoshta një punonjës i besuar rinor ose mësues. Ata pastaj do të jenë në gjendje t'ju mbështesin kur te dilni hapur dhe tek të tjerë.


A ka njeri që NUK doni qe te dije orientimin tuaj seksual? 

Nëse është dikush në jetën tuaj që ju nuk do të donit qe te dinte per ju, mendoni me kujdes se si do të jeni në gjëndje ta menaxhoni këtë. Vlen të merret në konsideratë, një herë qe ju do ti tregoni një personi, njerëz të tjerë në jetën tuaj mund ta zbulojnë, edhe nëse ju nuk do donit qe ata ta kuptonin.

      

Kur është koha e duhur për të thënë  diçka?

Dalja mund të jetë një surprizë për disa njerëz në jetën tënde.

Ju ndoshta keni pasur një kohë të gjatë për t'u mësuar me të, por personi ose njerëzve që po u tregoni mund te jete duke e degjuar për herë të parë ne jeten e vet.

Konsideroni t'u thoni atyre në një kohë kur do të jeni në gjendje të bisedoni per gjërat siç duhet. Për shembull, duke shkuar me nje shok per ne shkolle dhe duke e ditur qe ai ate dite ka një provim, ndoshta nuk është koha më e mirë! 

 Diskutimi i temes në telefon me një prind ose kujdestar kur e keni vetem 2% baterinë gjithashtu nuk është ideale.

      

Si do t'i thoni njerëzve?

Gjithkush ka preferencën e vet kur vjen puna për të zgjedhur se si të dalë hapur.

Mënyra më e qartë është të ulesh personalisht dhe të flasësh. Përfitimet e daljes në këtë mënyrë janë se ju do të jeni në gjendje t'i përgjigjeni çdo pyetjeje që ata mund të kenë dhe gjithashtu të merrni ndonjë ngushëllim ose siguri nëse do keni nevojë. Vertetë qe mund te ndiheni i/e frikesuar, por sapo  ti thoni një personi, me të vërtetë fillon te ndihesh me i/e lehtësuar.

Disa njerëz mund të zgjedhin të dërgojnë një email, tekst ose letër (mbajini mend?!) pasi kjo do t'i japë personit kohë për të përpunuar atë që ju do ti thoni.

Disa njerëz kanë përdorur mediat sociale për të dalë hapur. Megjithëse kjo metodë do të thotë që ndoshta do të duhet ta bëni vetëm një herë, gjithashtu ju heq mundësinë për të pasur biseda personale me ata që janë pranë jush.

Mos harroni, nuk ka asnjë mënyrë të drejtë ose të gabuar për të dalë hapur.

 

 Mbështetje kur dalim hapur.

Disa njerëz dalin hapur pa probleme, por për të tjerë mund të ketë pengesa. Ndonjëherë, ata që ju qendrojne afër mund të kenë nevojë për kohë që të mësohen me kete rrefim. Mund të jetë e vështirë nëse njerëzit që ju interesojne kanë një kohë të vështirë të pranojnë se kush jeni. Udhëtimi i të gjithëve është i ndryshëm.