Kemi trajtuar më herët tema studimore rreth të dalurit hapur (referuar në shkrime si ‘coming out’). Këtë herë sjellim disa pyetje që mund t’ju ndihmojnë për të kuptuar më mirë veten përshtatur me mjedisin ku do të zërë vend dalja hapur nga ana juaj.
Jam i/e sigurt për orientimin tim seksual?
Duhet të jeni të sigurt në përgjigjen tuaj. Në rast se jeni konfuzë dhe merrni vendimin për të dalë hapur te të tjerët, mund të doni ta tërhiqni mbrapsht atë vendim.
Ndihem mirë me identitetin tim?
Nëse po kalon gjendje emocionale jo pozitive, është më mirë të marrësh pak kohë para se të dalësh hapur (ky proces kërkon energji dhe përforcim të imazhit pozitiv për veten).
Di mjaftueshëm mbi homoseksualizmin?
Mundet që personat rreth jush të kenë qasje kritike dhe informacione të gabuara rreth homoseksualizmit. Ju duhet të keni njohuri të mjaftueshme për të qenë kompetent në korrigjimin dhe shtimin e njohurive të tyre.
Si është atmosfera emocionale në shtëpinë time?
Nëse në familjen tuaj po përjetohen gjendje të vështira emocionale (humbja e dikujt, pushimi nga puna, etj), duhet të konsideroni një moment tjetër për të dalë hapur.
Cila është arsyeja që po dal hapur?
Nuk këshillohet që ta bëni të ditur orientimin tuaj në momente zemërimi. Në rastin më të mirë, dalja hapur ndodh kur dëshirohet thyerja e barrierave dhe e distancës me njerëzit e dashur.
A kam burime shtesë për t’u ofruar informacionin e nevojshëm?
Është mirë të keni broshura, libra dhe prezantime për t’jua dhuruar prindërve, miqve. Kështu një pjesë e informacioneve do të jenë në duart e tyre sa herë që u lindin pyetje.
A është ky momenti i duhur?
Nëse ende nuk ndiheni gati, mos u ndjeni në presion. Duhet të jeni i qetë dhe i përgatitur përpara se të dilni hapur.
Burimi:
Texas A&M University, Gay and Lesbian Student Services Speaker's Bureau Manual.