Grupet mbështëtëse janë të përbërë nga persona të komunitetit LGBTI, të cilët janë të gatshëm të ndajnë eksperiencat dhe përjetimet e tyre me bashkëmoshatarë të komunitetit LGBTI, si dhe të mbështesin anëtarët e rinj të komunitetit nëpërmjet eksperiencave personale me qëllim që të mos ndjehen vetëm.
Si do të funksionojnë grupet mbështetëse?
Grupet mbështetëse do të realizohen 1 herë në javë, për rreth dy orë në qendrën sociale të Aleancës Kundër Diskriminimit LGBT. Personat e grupit mbështetës diskutojnë mbi nevojat dhe çështjet që i shqetësojnë si dhe drejtohen dhe menaxhohen nga vetë anëtarët e grupit.
Temat kryesore që do të trajtohen në grupet mbështetëse janë:
- Marrëdhëniët me familjen
- Marrëdhëniet me bashkëmoshataratët dhe bullizmi në shkollë
- Coming out/Dalja hapur
- Menaxhimi i situatave diskriminuese
- Menaxhimi i stigmes, steriotipeve dhe paragjykimeve
- Drogat dhe Alkooli
- Sëmundjet seksualisht të transmetueshme; HIV AIDS; Hepatiti B, C; Parandalimi dhe trajtimi;
- Të drejtat e njeriut dhe të drejtat e personave LGBT
- Si të denoncoj dhunën e ushtruar ndaj meje, për shkak të orientimit seksual/ identitetit gjinor?
Një nga sfidat e personave LGBTI është thyerja e mureve të vetë-izolimit, që shkaktohet për shkak të stigmës, diskriminimit, paragjykimeve, steriotipeve dhe bullizmit, që ndeshin në jetën e përditëshme. Ndaj, qëllimi i grupeve mbështetëse është të nxisë frymën e pozitivitetit, pranimit, respektit për njeri-tjetrin dhe vlerat individuale në një ambjent të sigurt për komunitetin, si edhe të motivojë dhe fuqizojë të rinjtë LGBTI për të përballuar sfidat në nivel personal, familjar dhe shoqëror.
Në vazhdim, në faqe do të shfaqen datat dhe oraret e grupeve të ardhshme mbështetëse si edhe temat që do të trajtohen.