Këshillim në Chat

Shërbimi ynë i këshillimit nëpërmjet chat, është anonim, konfidencial dhe i sigurt. Për ta përdorur chatin, hyni në hapësirën e dedikuar në fund të faqes, në krahun e djathtë ku shkruhet “Lini një mesazh

 

Për të folur me psikologen futuni në linjë gjatë orareve:

E Hënë ora: 15:00 – 17:00, E Martë 15:00 – 17:00, Enjte ora: 15:00 – 17:00, E Premte 15:00  – 17:00

Për të folur rreth shëndetit seksual dhe Hiv/Aids: 

Ndiqni lajmërimin në rrjetet sociale instagram dhe facebook @aleancalgbt ose caktoni një takim në adresën email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Për të folur me një bashkëmoshatar: 

E Mërkurë: 13:00 – 15:00

Për të folur me një jurist caktoni një takimin në adresën email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

Vjen në faqe për herë të parë? Disa këshilla:

1. Jini të durueshëm

Ndonjëherë mund të duhet pak kohë derisa një specialist të vihet në dispozicion për shkak të disa mesazheve njëkohësisht. Gjatë kësaj kohe mund të shfletoni faqen për informacione apo shërbime LGBT miqësore në Shqipëri.

2. Përqendrohuni tek chati

Sapo një specialist t’ju përgjigjet përpiquni të përqendroheni aty gjatë bisedës. Është më e lehtë të merrni ndihmën që ju nevojitet nëse nuk jeni të hutuar apo duke u marrë me gjëra të tjera.

3. Jini të sinqertë

Mos kini frikë të tregoni vërtet se si ndiheni apo çfarë simptomash keni, kështu specialistët tanë do ta kenë edhe më të lehtë për t’ju ndihmuar. Bisedat janë konfidenciale dhe në shërbimin tuaj. Zbuloni më shumë mbi politikat tona të konfidencialitetit.

4. Jini të kuptueshëm

Gjërat nuk janë gjithmonë shumë të qarta në internet. Nëse mjeku, psikologu apo prindi thotë diçka që nuk e kuptoni, mos hezitoni t’i kërkoni t’ua sqarojnë se çfarë nënkuptojnë. Por mund të ndodhë që edhe ata të mos ju kuptojnë juve, mos u bezdisni nga pyetjet që kanë për qëllim të kuptojnë situatën e vërtet. 

5. Jepini vetes kohë për të ndryshuar gjërat

Për fat të keq shumica e problemeve nuk kanë zgjidhje të menjëhershme dhe mund të kërkojnë më shumë se një bisedë këshillimi. Specialistët nuk mund të zgjidhin çdo problem të tuajin, por ata mund t’ju mbështesin dhe t’ju ndihmojnë të hidhni një hap më shumë.