Termat e Përdorimit dhe Konfidencialitetit

Linja e këshillimit SOS-LGBT i përmbahet një programi strikt për ruajtjen e konfidencialitetit. Çdo e dhënë apo informacion që ju dëshironi të ndani me vullnetarët dhe stafin tonë, nuk do të dalë jashtë linjës së këshillimit, përveç rasteve kur vlerësohet se ju jeni në rrezik ose përbëni rrezik për persona të tjerë. Në këto raste përjashtimore, do të kontaktohen instancat përkatëse për të ndihmuar në zgjidhjen më të mirë të çështjes. Ju do të informoheni paraprakisht se cilët persona do të kontaktohen dhe për ç’arsye.

*Ju lutem, vini re se kjo është një situatë e veçantë ku ne kemi detyrimin ligjor për të raportuar. Në çdo rast tjetër, konfidencialiteti do të ruhet në mënyrë rigoroze.

Mbi përdorimin e të dhënave

Informacionet dhe materialet e paraqitura në faqen tonë të ëeb-it, mbajnë autorësinë e linjës tonë të këshillimit ose paraqesin siç duhet autorin e materialit dhe mund të përdoren nga përdoruesit e faqes.

Rregullat e përdorimit të faqes

Për përdoruesit e Pyetjeve publike:

  • Mos postoni informacione mbi veten ose të tjerët.
  • Mos ofendoni stafin, vullnetarët, persona të tretë.
  • Mos promovoni aktivitete të paligjshme.
  • Mos promovoni pikëpamje politike, fetare, ideologjike.
  • Mos promovoni shërbime të tjera.
  • Mos u shtirni si dikush tjetër.
  • Nëse jeni nën 18 vjeç, na vini në dijeni, që t’ju drejtojmë te shërbime që lidhen specifikisht me moshën tuaj.

Nëse nuk i përmbaheni këtyre rregullave, ne kemi të drejtë të marrim këto masa:

  • Ju paralajmërojmë lidhur me shkeljen.
  • Mbyllim bisedën në chat.
  • I drejtohemi autoriteteve/shërbimeve përkatëse në rast se vihemi në dijeni të rreziqeve ndaj jush/nga ju.

Mbi privatësinë tuaj

Linja jonë e këshillimit dhe specialistët do të ruajnë informacionet tuaja. Kjo do të thotë se çdo informacion që ju do të ndani me ne, nuk do të shpërndahet te palë të treta. Çdo përdorues i regjistruar duhet të pranojë manualisht pohimin e lartpërmendur.

Si veprohet me informacionet tuaja personale?

Sapo të jeni regjistruar, ju mund të na shkruani në hapësirën e chat dhe informacioni juaj do

mbrohet nga masa të rrepta sigurie. Përmbajtjet e bisedave në chat do të ruhen për pak kohë, që

specialistët tanë të monitorojnë cilësinë e shërbimit të ofruar dhe rastet kur mund të paraqitet

rrezik për ju ose nga ju.

Nëse mendoni se ky parim është thyer ose jeni të pakënaqur me shërbimin që ofrojmë, drejtohuni

me email tek Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. dhe përshkruani ankesën tuaj. Çdo ankesë juaja do të

trajtohet me seriozitet dhe do të jetë në përputhje me parimet e konfidencialitetit.