Flasim për komunitetin LGBT dhe marrim parasysh vetëm të rejat më të bujshme. Jo të gjithë kanë një kujtesë të ngjarjeve shenjuese të komunitetit përgjatë viteve. Për të arritur në ditët e sotme, duhet njohur konteksti që përfshin përpjekjet dhe arritjet e organizatave, aktivistëve, personave LGBT. Informacioni në vijim paraqet dinamikat më të spikatura ndër vite, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Numri i shteteve që po shqyrtojnë dhe pranojnë njohjen ligjore për martesat mes të njëjtit seks është gjithnjë e në rritje. 28 nga 50 shtetet e Evropës njohin ligjërisht një prej llojeve të bashkimit mes të njëjtit seks ndërsa 13 prej tyre kanë miratuar ligje kombëtare që i lejojnë çiftet gej dhe lesbike të martohen.
Çfarë është diskriminimi?
Termi "Diskriminim" nënkupton çdo dallim, përjashtim, kufizim apo preferencë, që ka si qëllim bërjen e pamundur të ushtrimit në të njëjtën mënyrë me të tjerët, të të drejtave e lirive themelore të njohura me nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë dhe ligjet në fuqi.