Çfarë është Depresioni?

 

Çfarë është Depresioni?

 

Depresioni  është një sëmundje e shëndetit mendor e cila ndikon negativisht në mënyrën sesi dikush ndihet, mendon dhe vepron. Depresioni shkakton ndjenja trishtimi dhe / ose humbjeje të interesit në aktivitetet që më përpara shkaktonin interes dhe gëzim. Depresioni mund të çojë në një sërë problemesh emocionale dhe fizike dhe mund të ulë aftësinë e një personi për të funksionuar normalisht në jetën e përditshme.

Depresioni prek rreth 1 ne 15 adultë (6.7%) çdo vit, dhe hulumtimet shkencore kanë treguar se 1 në 6 persona (16.6%) do të përjetojnë simptoma te depresionit të paktën një herë në jetën e tyre. Depresioni mund të prekë një individ në çdo kohë, por mesatarisht, shfaqet së pari gjatë adoleshencës së vonë deri në moshën 25-27 vjeç. Studimet kanë treguar se femrat janë më të prirura sesa meshkujt të preken nga kjo sëmundje.

 

 

Simptomat e depresionit mund të variojnë nga të lehta në të rënda dhe mund të përfshijnë:

 

·       Ndjenja e trishtimit ose përjetimi i një gjendjeje depresive

·       Humbja e interesit ose kënaqësisë në aktivitetet që më përpara gjeheshin interesante dhe pëlqeheshin

·       Ndryshimet në oreks - humbje ose fitim peshe (jo të lidhura me dietat)

·       Probleme me pagjumësinë ose gjumi i tepruar

·       Humbja e energjisë ose lodhja

·       Rritja e aktivitetit fizik pa qëllim (p.sh., shtrëngimi i duarve me ritëm të shpejtë) ose ngadalësimi i lëvizjeve dhe fjalëve (veprime të vëzhgueshme nga të tjerët)

·       Ndjenja e të qënurit i pavlefshëm ose fajtor

·       Vështirësi ne mendim, përqendrim ose marrjen e vendimeve

·       Mendime të lidhura me vdekjen ose vetëvrasjen

Simptomat duhet të zgjasin të paktën dy javë për një diagnozë të depresionit.

 

Faktorët e Rrezikut për Depresionin

Depresioni mund të prekë këdo - madje edhe një person që duket se jeton në rrethana relativisht ideale.

 

Disa faktorë qe mund te ndikojnë ne prekjen nga depresioni janë:

 

1.Biokimia: Dallimet në kimikate të caktuara në tru mund të kontribuojnë në simptomat e depresionit.

 

2. Gjenetika: Depresioni mund të zhvillohet në familje. Për shembull, nëse një binjak identik ka depresion, binjaku tjetër ka një shans prej 70 për qind që të preket nga kjo sëmundje gjate jetës se tij.

 

3. Personaliteti: Njerëzit me vetëbesim të ulët, të cilët mund të mbyten lehte nga stresi ose që janë përgjithësisht pesimist, duket se kanë më shumë gjasa të përjetojnë depresion.

 

4. Faktorët e mjedisit: Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj dhunës, neglizhimit, abuzimit ose varfërisë mund t'i bëjë disa njerëz më të prekshëm ndaj depresionit.


Si trajtohet depresioni?

 

Depresioni është ndër sëmundjet më të trajtueshme të çrregullimeve mendore. Midis 80 për qind dhe 90 për qind e njerëzve qe kanë vuajtur nga depresioni i përgjigjen mire trajtimit. Mjekimi nëpërmjet medikamenteve antidepresive, psikoterapia, si dhe të dyja trajtimet të përdorura së bashku janë ndër më kryesoret dhe të përdorshmet në trajtimin e depresionit. Studimet statistikore kanë treguar se pothuajse të gjithë pacientët fitojnë lehtësim nga simptomat e tyre.

 

Vetë-ndihma dhe përballimi i dhimbjes emocionale

“American Psychiatric Association” ka publikuar disa sugjerime për të ulur shanset e prekjes nga simptomat e depresionit. Sipas këtij instituti, për shumë persona, stërvitja e rregullt ndihmon ne krijimin e një ndjenje pozitive dhe përmirësimin e  gjendjes shpirtërore. Fjetja cilësore për aq ore sa është e nevojshme për trupin, konsumimi i një dietë e shëndetshme dhe shmangia e alkoolit (një depresant) gjithashtu mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të depresionit.

Depresioni është një sëmundje e vërtetë dhe ndihma është në dispozicion. Me diagnozën dhe trajtimin e duhur, shumica e njerëzve qe vuajnë simptomat e kësaj sëmundjeje mund të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre. Nëse jeni duke përjetuar simptoma të depresionit, një hap i parë është të shihni mjekun tuaj të familjes ose një profesionist te fushës (psikolog/psikiatër) . Flisni për shqetësimet tuaja dhe kërkoni një vlerësim të plotë. Ky është një fillim për të adresuar nevojat e shëndetit mendor.

Burimi: “American Psychiatric Association”