Në varietetin e individëve kudo në botë, nuk është e pazakontë të ketë mospërputhje mendimesh dhe veprimesh. Por jo çdo mospërputhje ka ndikim minimal në mirëqenien tonë. Ne e dimë se duke qenë të ndryshëm do të gjenerojmë koncepte të ndryshme por cila është masa që nuk kalon në paragjykim dhe diskriminim?
Dallimi mes të dyjave qendron pikërisht në binomin e lartpërmendur, mendime – veprime. Paragjykimet janë mendime negative dhe pa baza të forta njohurish, për një individ ose grup individësh. Diskriminimi ka në thelb sjellje armiqësore dhe agresive ndaj një individi apo grupi individësh, të cilët cilësohen si të ndryshëm. Për komunitetin LGBT, paragjykimet dhe diskriminimi janë ende pjesë aktive që gjejnë mbështetje nga individë jo pranues. Në këtë kuptim, paragjykimi dhe diskriminimi ndaj LGBT, mund të lidhet edhe me homofobinë. Me rëndësi është të kuptuarit e ndikimit që paragjykimet dhe diskriminimi kanë te personat LGBT.
Në plan social, shprehja më e përhapur e paragjykimeve dhe diskriminimit merr formën e mundësive të kufizuara për vende pune, mosnjohjes së prindërimit dhe marrëdhënieve mes personave LGBT.
Në plan psiko-emocional, ndikimi shprehet në shëndet dhe mirëqenie. Përjetimet më të zakonshme janë frika, ankthi, stresi. Nuk përjashtohet depresioni. Personat LGBT që perceptojnë se paragjykohen dhe diskriminohen për shkak të orientimit të tyre seksual, mund të kufizohen në shpalosjen e aftësive të tyre. Ndër të tjera, paragjykimi dhe diskriminimi i një pale, mund të krijojë shkas për efekt të ndërsjellë. Kjo nuk bën gjë tjetër veçse mbyll mundësitë për të kuptuar se potencialet e çdokukujt (hetero/homoseksual) janë të pafundme.
Disa rekomandime efikase për të ulur shkallën e paragjykimeve dhe diskriminimit:
ü Informimi vetjak – Duke lexuar artikuj, histori personale të personave LGBT, informohemi më tepër mbi ndjesitë dhe sfidat e tyre.
ü Edukimi – Nëse në shkolla flitet më shumë për komunitetin LGBT (fakte shkencore, jo opinione), do të ketë qasje më objektive ndaj personave LGBT.
ü Familjarizimi – Kontakti mes personave heteroseksualë dhe homoseksualë do sjellë informim dhe takim të dy botëve të vërteta, pa veshje të induktuara nga njëanshmëritë.
Burime:
http://www.apa.org/topics/lgbt/orientation.aspx
https://www.goodtherapy.org/blog/how-does-discrimination-affect-lgb-individuals-1019121